Prishtinë-Lagjja Veternik , afër Grand Store

info@enternet-ks.com

+383 (0)38 603 230

Si të aplikoni për Pajisje Fiskale dhe Sisteme Elektronike

Në një treg që po ndryshon tërë kohën, fiskalizimi dhe sistemet elektronike janë bërë thelbësore për çdo biznes që operon në Republikën e Kosovës. 

Në këtë artikull, do të ju udhëzojmë në mënyrë të detajuar dhe të qartë mbi procesin e aplikimit për pajisje fiskale dhe përfitimin e tyre nga kompania e besueshme Enternet.

Njihuni me Pajisjet Fiskale dhe Sistemet Elektronike

Para se të nisni aplikimin, është e rëndësishme të kuptoni se çfarë përfshijnë pajisjet elektronike fiskale (PEF). Këto përfshijnë arkat fiskale, pikat elektronike të pajisjeve të shitjeve, printerët fiskal dhe pajisjet shoqëruese. 

PEF është një pajisje ose sistem elektronik i kompjuterizuar, i cili shfrytëzohet për të lëshuar kuponët e shitjes “kupon fiskal” për transaksionet me pakicë. 

Të gjithë komponentët dhe funksionet e PEF duhet të aprovohen nga NjMAF (Njësia Mbrojtëse e Konsumatorëve dhe e Administratës Fiskale), ndërsa softuer-i mbështetës duhet të jetë në dispozicion të ATK-së (Agjencia e Tatimeve të Kosovës).

Përdorimi i Pajisjeve Fiskale dhe Faturës Elektronike

Ligji kërkon përdorimin e PEF për bizneset që shkëmbejnë para të gatshme, ndërsa të gjithë të tjerët duhet të përdorin Faturën Elektronike, duke përfshirë dhe ndërmarrjet publike dhe shërbyese. 

Një përmbledhje e udhëzimit administrativ MF-NR. 02/2018 ju ndihmon të kuptoni rregulloret dhe procedurat e ndjekura për shfrytëzimin e PEF. Aplikimi i saktë dhe i rregullt i këtyre pajisjeve është i detyrueshëm në momentin e regjistrimit të furnizimit me PEF.

Lexo për MF-NR. 02/2018 në linkun mëposhtë

https://gzk.rks-gov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=16407 

 

Si të Aplikoni për Pajisjet Fiskale në Enternet

Kompania Enternet është zgjidhja e duhur për pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike. Procesi i aplikimit është i thjeshtë, dhe mund të bëhet online përmes webfaqes tonë www.enternet-ks.com, duke vizituar një nga qendrat tona, apo duke dërguar e-mail në adresen tonë info@enternet-ks.com

Për të përfunduar aplikimin, kërkesës së instalimit duhet të i shtohen Çertifikata e Biznesit dhe të dhënat mbi biznesin, si dhe Çertifikata e TVSH-së për deklaruesit e TVSH-së. 

Ekipi i specializuar është i gatshëm të ju ofroj këshillat më të mira për të zgjedhur pajisjen e përshtatshme për biznesin tuaj. Disa nga zgjidhjet e ndryshme përfshijnë arkat fiskale DP25+, arkën fiskale mobile WP50+ dhe printerin fiskal FP700+.

Pagesa dhe Garancioni për Pajisjet Fiskale

Enternet ju ofron disa opsione të pagesës për pajisjet fiskale. Mund të paguani me para në dorë, përmes bankës, ose përmes ofertave të NLB Bankës. 

Për të siguruar mirëmbajtjen e pajisjes fiskale, mund të zgjidhni ndër Pakot e Garancionit të ofruara nga Enternet. Pako e Garancionit ofron shërbime të ndryshme dhe përfshin mirembajtjen e pajisjes për një periudhë prej një viti.

Mirëmbajtja dhe Përdorimi i Pajisjeve Fiskale

Mirëmbajtja e pajisjeve fiskale është një aspekt thelbësor për sigurinë dhe efikasitetin e tyre. Duke ndjekur disa rregulla të thjeshta, si mos hedhja e ndonjë gjeje të dëmshme mbi arken fiskale apo mos përdorimi me duar të perlyra me vaj, ju do të siguroni ruajtjen nga dëmet e mundshme. 

Kompania Enternet ju ofron trajnime rreth përdorimit të pajisjes fiskale, për të siguruar që ju dhe ekipi juaj të jeni të gatshëm.

Përkrahja Teknike për Pajisjet Fiskale

Enternet ju ofron ndihmë teknike për pajisjet fiskale. Numrat e telefonit për asistencë teknike janë 038 603 230 dhe 038 603 232. Gjithashtu mund të drejtoheni në një nga qendrat tona në 7 qytete të Kosovës. 

Ekipi i Enternet është i gatshëm të ju ndihmojë me cdo sfidë teknike që mund të hasni.

Apliko në Enternet

Aplikimi për pajisjet fiskale dhe sistemet elektronike është një proces i rëndësishëm për çdo biznes në Kosovë. Enternet ju ofron zgjidhje të personalizuara dhe shërbime të përshtatshme për nevojat e biznesit tuaj. Duke aplikuar për pajisjet fiskale dhe duke ndjekur udhëzimet dhe këshillat e ofruara, ju do të jeni të sigurt për përmbushjen e ligjeve dhe rregulloreve, si dhe efikasitetin e transaksioneve tuaja. 

Enternet është partneri i besueshëm për të ju ndihmuar në këtë proces, duke garantuar një shërbim të shkëlqyer dhe këshillat më të mira për pajisjet tuaja fiskale.

Aplikoni tani në:

1. Qendrat rajonale të ENTERNET (Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjakovë, Gjilan)

2. Online përmes www.enternet-ks.com

Leave a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

sqAlbanian
Scroll to Top